“Anima Mundi”: T’u ndihmohet kafshëve të pësuara nga moti i lig

Shoqata për mbrojtjen e kafshëve “Anima Mundi” u bëri thirrje qytetarëve dhe institucioneve: Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim dhe Agjencia për ushqim dhe veterinari, të kyçen në aksion për shpëtim të kafshëve të pësuara gjatë motit të lig bë rajonin e Shkupit.

Nga Shoqata kërkojnë që kafshët të vendosen në vend të sigurtë apo qytetarët dhe institucionet në numrat e telefonit 077 487 253 dhe 077 487 255 t’i kontaktojnë shoqatat duke dhënë informatë të saktë për lokacionin, ku janë kafshët në rrezik. Nga “Anima Mundi” bëjnë thirrje që qytetarët të cilët do të hasin kafshë në rrezik, të bëjnë gjithçka për ta ndihmuar.

Sipas tyre, më me rëndësi është ta lirojnë kafshën, sepse nëse mbetet e lidhur, nuk ka mundësi të mbijetojë, të tentojnë ta vendosin në vend të sigurtë, t’i japin mundësi për ushqim dhe ujë dhe të kërkojnë ndihmë. Nga Shoqata bëjnë thirrje qytetarët t’u dërgojnë fotografi dhe informata për lokacionin e saktë ku janë kafshët në rrezik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button