Qyteti i Shkupit hap librin e ngushëllimeve për viktimat e përmbytjeve

liber Qyteti i Shkupit në nder të personave që humbën jetën nga përmbytjet ka hapur librin e ngushëllimeve, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në hapësirat e sallave të Këshillit të Qytetit të Shkupit do të hapet libri i ngushëllimeve për personat që humbën jetën nga moti i keq katastrofik”, thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit.

Më tej shtohet se të gjithë qytetarët të cilët dëshirojnë të regjistrohen në librin e zisë do të mund ta bëjnë atë sot deri në orën 21:00.

Mbrëmë Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancë urgjente shpalli 8 gushtin si Ditë Zie.

Qeveria mori vendimin për shpalljen e gjendjes së krizës në rajonin e Shkupit dhe të Tetovës në kohëzgjatje prej 15 ditëve, si dhe vendimin për ndarjen e kompensimit financiar në vlerë prej 300.000 denarë për familjet e qytetarëve që humbën jetën.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) deri tani kanë njoftuar se gjatë motit të keq që përfshiu Shkupin dhe rajonin, 21 persona humbën jetën, të cilët janë gjetur në rajonin e vendbanimeve Hasanbeg, Stajkovcë, Creshevë dhe unazën tek Smillkovci.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button