Mbi 50 të vrarë nga një shpërthim në Pakistan, shumica avokatë

Së paku 53 persona kanë mbetur të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur si pasojë e një shpërthimi në një spital në jugperëndim të Pakistanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton televizioni lokal “Geo TV”, shpërthimi ka ndodhur në momentin gur një grup avokatësh kishin sjellë në spital trupin e pajetë të kolegut të tyre Bilal Kasi, i cili ishte qëlluar për vdekje nga sulmues të panjohur.

“Shumica e të vdekurve dhe të lënduarve janë avokatë”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë së Balokistanit, Anwar ul-Haq.

Dëshmitari okular Irfan Saeed, deklaroi për AA se shpërthimi ka ndodhur në mes të turmës së mbledhur në hyrje të repartit të emergjencës. Ai tha se disa trupa mbetën të shtrira sepse stafi mjekësorë kishte ikur për të gjetur strehim.

Kryeministri Nawaz Sharif e quajti shpërthimin “qyqar” duke u zotuar se qeveria e tij dhe forcat e sigurisë do të vazhdojnë përpjekjet për të mposhtur militantët në shtet.

Qeveria lokale ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe po bën transferimin e të plagosurve në spitalet private.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, edhe pse në të kaluarën për sulme të kësaj natyre autorësia është marrë nga talebanët.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button