Përfundoi hetimi për fatkeqësinë ajrore në Mostar
Komisioni që kryen hetimet për fatkeqësinë ajrore në të cilën humbi jetën presidenti i Maqedonisë Boris Trajkovski ka përfunduar punën e sajë.
Detajet priten të zbulohen në Shkup, para shënimit të 10 vjetorit të fatkeqësisë.
“Hetimet kanë përfunduar. Në vazhdimësi janë formalitetet e fundit teknike. Për rreth një muaji grupi hetues do të arrijë në Shkup dhe do ti prezantojë faktet”, ka deklaruar kryetari i Komisionit Omer Kuliq.
Hetimet dallojnë nga ato të parat sipas të cilave si fajtorë për fatkeqësinë ishte kryesisht piloti i cili gjithashtu umbi jetën në këtë fatkeqësi.
Hetimet e Komisionit tregojnë edhe problem në instrumentet e navigacionit.
Këto hetime janë hapur përsëri me kërkesë të Maqedonisë.