Dimitrov: Maqedonia dhe Serbia një hap drejt shtetit të përbashkët

Profesori kontrovers Bozhidar Dimitrov, drejtor i Muzeut Nacional historik të Bullgarisë, ka deklaruar në një intervistë për Agjencinë bullgare Fokus se formimi i ambasadave të përbashkëta mes Maqedonisë e Serbisë do jetë një hap drejt krijimit të shtetit të përbashkët.

“Çfarë politikë të jashtme të pavarur mund të kenë vendet nëse 80 përqind e ambasadave janë të përbashkëta”? ka pyetur ai.

Dimitrov ka thënë se njëra nga shtyllat e pavarësimit të një vendi është të ketë politikë të jashtme dhe mu për atë, “pohimet se më këtë akt nuk do cenohet politika e jashtme janë qesharake pasi në një ambasadë nuk mund të mbetet sekret asnjë instruksion nga Ministritë e jashtme përkatëse.”

“Secili që e njeh mirë historinë e Maqedonisë e din se ai shtet ishte krijuar nga shërbimet sekrete serbe që të shërbejë si tampon-zonë gjatë embargos që pritej të vendosej përskaj asaj që ngeli nga Jugosllavia.” thotë ai.
‘Bashkimi’ i dy shteteve, që fillon me ‘bashkimin’ e ambasadave është në tërësi kushtetuare pasi njerëzit harrojnë se çështja e referendumit ishte- nëse jeni të pajtimit Maqedonia të mbetet shtet i pavarur me mundësinë që sërish të ‘bashkohet’”, ka thënë Dimitrov. 

Lajme të ngjashme

Back to top button