Për shkak se uebfaqja e Ministrisë ishte e bllokuar, vazhdoi konkursi për ndarjen e bursave “Boris Trajkovski”
Studentët e interesuar për të aplikuar në Konkursin për ndarjen e bursave “Boris Trajkovski”, do të kenë mundësi që të aplikojnë deri të enjten, transmeton Portalb.mk.
“Në Konkursin për ndarjen e bursave “Boris Trajkovski” për studentët e ciklit të dytë për programin pan-evropian MBA në Universitetin Jork për vitin akademik 2022/23, fjalët 23 shtator të vitit 2022 ndryshojnë me fjalët 6 tetor të vitit 2022”, bëjnë të ditur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Ministria sqaroi që ky ndryshim vjen për shkak të mosfunksionalitetit të faqes së MASH-it, duke rezultuar me uljen e numrit të personave që kanë aplikuar.
Ndryshe, Ministria e Arsimit dhe Shkencës në muajin shtator ka hapur Konkursin për ndarjen e 20 bursave “Boris Trajkovski” për studime të ciklit të dytë për programin MBA në Universitetin e Jorkut për këtë vit akademik.
Studimet e Universitetit Jork të Strasburgut realizohen në Selanik të Greqisë në gjashtë drejtime: menaxhimi i përgjithshëm, marketingu, financat, menaxhimi në logjistikë, menaxhimi në shëndetësi dhe menaxhimi i burimeve njerëzore. Ligjëratat do të mbahen në gjuhën angleze.
“Shfrytëzuesit e bursave duhet të udhëtojnë në Selanik një fundjavë në muaj në periudhën prej dy viteve dhe të marrin pjesë në vizita e studimit që zgjasin tre javë: a) një javë në Universitetin e Jork-ut, Mbretëria e Bashkuar, b) në Universitetin në Strasburg, Francë një javë dhe c) një javë të studimit në Selanik, Greqi”, raportoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Gjysma e shpenzimeve do të mbulohen nga Universiteti, ndërsa gjysma në Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ashtu që komplet shpenzimet për shkollimin MBA për një studentë arrijnë deri 14 890 euro.
“Pas përfundimit me sukses të programit të dual MNA, studentët do të marrin 2 (dy) diploma për studime Master në Administrim Biznesi edhe atë nga Universiteti i Jork-ut dhe nga Universiteti në Strasburg”, sqarojnë nga Ministria.
- LEXO: Studentët e Maqedonisë së Veriut mund të aplikojnë për bursën “Boris Trajkovski”
- LEXO: U hap konkursi për bursën “Boris Trajkovski” për cikël të dytë të studimeve
- LEXO: U ndanë 20 bursat “Boris Trajkovski” për qytetarët që do të studiojnë në ciklin e dytë
- LEXO: 18 vjet nga vdekja e presidentit Boris Trajkovski, në aksident humbën jetën edhe tetë persona