MPB: Te udhëkryqi në Stajkovc janë ngujuar 70 automjete

Për shkak të rrëshqitjes së dheut, në udhëkryqin në Stajkovc në drejtim të udhëkryqit në Radishan, pas daljes në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se janë ngujuar rreth 70 automjete.

Rrëshqitje të dheut është paraqitur edhe në rrethrrotullimin përgjatë Gjorçe Pertrovit në drejtim të Stankovecit. Siç kumtoi MPB, gjithashtu, në periudhën kohore prej orës 19:30 e deri në orën 4:30, për shkak të vërshimeve në rajonin e Shkupit, janë bllokuar edhe bul. “Kiro Gligorov”, bul. “Serbia”, bul. “Goce Dellçev” (afër shtëpisë së mallrave Most), rr. “Aleksandar Urdarevski”, rr. “Bihaqka”, si dhe udhëkryqi afër hotelit Kontinental.

Nga ana e Brigadës së Zjarrfikësve popmohet uji në pikat kritike, ndërsa është reduktuar komunikacioni në pjesë të rrethrrotullimit dhe në drejtimin nga dalja e lagjes Çento në drejtim të fshatit Haraçinë, derisa ndërkaq në rajonin qendror të qytetit Shkupit komunikacioni është normalizuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button