Will Smith dënon retorikën antimuslimane gjatë fushatës presidenciale në SHBA

Aktori dhe këngëtari amerikan Will Smith i cili aktualisht po qëndron në Lindjen e Mesme ku është dukë promovuar filmin “Suicide Squad”, e ka quajtur vizitën e tij edhe si një përpjekje për t’ju kundërvënë retorikës antimuslimane e cila po shënon fushatën parazgjedhore presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Smith, i cili luan rolin e snajperistit, për momentin është në Dubai.

Në deklaratat e tij për mediat, ai ka theksuar se zgjedhjet për presidentin amerikan kanë nxjerrë në sipërfaqe shumë çështje.

“Është shumë e dhimbshme kur dëgjoni Donald Trumpin, është shumë e turpshme kur e dëgjoni si një amerikan. Mendoj se kjo është gjë e mirë, sepse shohim se kush në të vërtetë janë këta njerëz dhe se tani kemi mundësinë të pastrojmë vendin nga njerëz të tillë”, tha Smith.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button