Kazino “Senator” shënjestër e grabitësve
Kazinoja “Senator” në mëngjesin e Krishtlindjeve ka qënë shënjestër e grabitësve.
Sipas informacioneve nga MPB, dje reth orës 7 të mëngjesit një njëri i maskuar ka grabitur kazinon “Senator” në Bulevardin “Partizanski Odredi”në qendër të Shkupit.
Policia njofton se grabitësi i maskuar dhe me armë në dorë ka kërcënuar 3 të punësuarit në objekt dhe ka vjedhur mbi 3.000 euro.
Policia po punon në zbardhjen e ngjarjes.