Lëndohet në fatkeqësi komunikacioni një motoçiklist nga Prilepi

Një motoçiklist është lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur dje në mëngjes në bulevardin “Goce Dellçev” në Prilep, njoftoi MPB.

Në aksidentin, krahas D.A (45) nga Prilepi, i cili ka drejtuar motoçikletën “suzuki”, ka marr pjesë edhe D.I (35) me automjetin “Opel Omega”.

D.A me brinjë të thyera është transferuar në Spitalin e përgjithshëm ­ Prilep ku i është ofruar ndihmë mjekësore dhe është mbajtur për trajtim. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip nga Stacioni policor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button