Qyteti i Shkupit: Do të rikonstruohet “Parku i Gruas”, jo QTQ (FOTO)

Qyteti i Shkupit sot në mëngjes ka  deklaruar se do të rikonstruohet “Parku i Gruas”, që ndodhet përballë Kuvendit të Maqedonisë, pasi që disa media të caktuara nxorën disa tekste se po rrethohet me gardhe të hekurta Qendra Tregtare e Qytetit të Shkupit, për t’iu vendosur fasadë barok, kundër së cilës shumë herë janë realizuar protesta, njofton Portalb.

“Qyteti i Shkupit, pas reagimit të mediave të caktuara në lidhje me vendosjen e gardheve rreth “Parkut të Gruas”, e informon opinionin se është duke u kryer sigurimi i hapësirës për kryerjen e punëve ndërtimtare për rikonstruim të parkut”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Ashtu siç shpjegojnë ata, në periudhën e ardhshme, do të rikonstruohen rrugët e këmbësorëve në park, do të vendoset ndriçim i ri, do të rikontruohet gjelbërimi, ndërkaq do të vendoset edhe pajisje e re urbanistike.

Punët në terren do t’i kryej ndërmarrja “Urban Invest” nga Kavadari.

Përndryshe, në media të caktuara doli lajmi se në rrjetet sociale në Maqedoni, është paraqitur një fotografi ku shihet se një pjesë e Qendrës Tregtare të Qytetit (QTQ) të Shkupit, nga ana e “Parkut të Gruas” nga Porta e Maqedonisë, është rrethuar me gardhe, pas së cilës pati reagime të shumta. /Portalb

Parku i Gruas

Parku i Gruas

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button