Traditë e zezë: Edhe Urko i Gruevskit edhe Zekirov i Mijallkovit shkelën nga një jetë njeriu

Dejan Mitrovski – Urko dhe Alen Zekirov, përveç asaj që të dy kanë qenë sigurim personal të ish kryeministrit dhe liderit aktual të VMRO – DPMNE-së, Nikolla Gruevski, dhe të kushëririt të tij ose ish shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov, të përbashkët e kanë edhe atë që, të dy janë të përfshirë në aksidente komunikacioni me pasoja fatale, njofton Portalb.

MPB, dje deklaroi se Prokuroria ka ngritur kallëzim penal kundër “Urkos”, për aksidentin e 27 korrikut, si pasojë e së cilës, rëndë u lëndua një motoçiklist 22 vjeçar, ndërkaq pas disa ditëve ndërroi jetë.

Ish sigurimi i Mijallkovit, Alen Zekirov, në vitin 2009, në bulevardin “Partinzan”, me motor e shkeli shkupjanin e moshuar 73 vjeçar, Simo Serafimovski, derisa ai e ka ngarë biçikletën në vizat e bardha për këmbësorët.

Procesi gjyqësor kundër Zekirov, ka zgjatur thuajse 6 vjet, për shkak të anulimeve të shumta, pasi që i njëjti nuk është paraqitur në Gjykatë, ndërkaq gjithashtu është vonuar edhe ekspertiza e aksidentit.

Zekirov në vitin 2014, u dënua më burg vetëm me gjashtë muaj, transmeton Portalb.

Pas aktgjykimit, nuk ka të dhëna se Zekirov a e ka mbajtur burgun, se a ka pasur ndonjë procedurë në gjykatë më të lartë dhe cili është rezultati (nëse ka pasur) nga  ajo procedurë.

Një pjesë e portaleve, para ca kohësh publikuan një video – inçizim në rrjetin social “Instagram”, në të cilën, ashtu siç, thonin, “ja se si Zekirov, në bulevardin “Ilinden” vozitë me 200 kilometra në orë”, videon mund ta shihni më poshtë.

Alen Zekirov
Alen Zekirov

LEXO NË LIDHJE ME TEMËN:

Kallëzim penal kundër ish sigurimit të Gruevskit – “Urko”

Ndërron jetë 22 vjeçari që u aksidentua nga ish sigurimi i Gurevskit – Urko

Aksidenti në Kisella Vodë, ish sigurimi i Gruevskit – Urko, ka qenë vozitësi i BMW-së (FOTO+DOKUMENT)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button