Këshilli Penal ka refuzuar ankesën e PSP-së edhe për të dyshuarit tjerë në rastin “Fortesa”

Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 ka refuzuar ankesën e Prokurorisë Speciale Publike dhe ka vërtetuar vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake të mos u caktojë masën e kujdesit tre të dyshuarve në rastin “Fortesa”, transmeton Portalb.

“Gjykata ka sjellë vendim me çka ankesa e Prokurorisë vlerësohet si e pabazë, ndërsa vendimet e gjykatësit të procedurës paraprake, me të cilat u refuzua propozimi për caktimin e masës së kujdesit për të tre personat, vërtetohet”, thuhet në kumtesën e gjykatës.

Paraprakisht, Këshilli Penal ka refuzuar ankesën e PSP-së kundër vendimit të gjykatëses Aleksandra Pop Stefanija që të mos i caktohet masa e kujdesit ish ministres për Punë të Brendshme, Gordana Jankullovska, e cila gjithashtu është e dyshuar në rastin “Fortesa”.

I dyshuari i parë në këtë rast është ish shefi i drejtorisë së pesë në MPB, Goran Grujovski, të cilit gjykata ia ka marr vetëm pasaportën, edhe pse PSP pati kërkuar t’i përcaktohet masa e paraburgimit.

5 persona dyshohen se kanë shkatërruar pajisjet nga përgjimet jolegale, në vlerë prej 10 milion euro./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button