Irakut i nevojiten 2.9 miliardë dollarë për të riparuar sistemin elektrik

Riparimi i rrjetit elektrik të shkatërruar në katër qytetet e Irakut si pasojë e përleshjeve mes DAESH-it dhe forcave të sigurisë, do ti kushtojë Irakut 2.9 miliardë dollarë, deklaroi ministri irakian për Energjetikën, Qasim Al-Fahadawi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për AA, Al-Fahadawi tha se operacionet kundër DAESH-it dhe konflikti mes forcave të sigurisë dhe kësaj organizate terroriste ka shkatërruar sistemin elektrik në veri dhe perëndim të shtetit, përfshirë qytetet Musul, Saladin, Diyala dhe Anbar.

“Nga shkaku i krizës ekonomike në Irak shumë qytetarë dhe kompani janë në borxh te Ministria për Energjinë Elektrike. Shumë nga ata nuk kanë shlyer borxhet për energji elektrike të cilat sillen në rreth 2.6 miliardë dollarë”, sqaroi ai.

Ministri nënvizoi se në qytetin Basra, kompania turke Karkey Karadeniz, aktualisht prodhon 415 megawatt energji elektrike të prodhuar nga centrali i saj.

“Ministria jonë ka një borxh ndaj kompanisë turke që kap vlerën prej 85 milionë dollarë. Ne mund të paguajmë vetëm 15 milionë”, tha ministri Qasim Al-Fahadawi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button