Kumanovë, ndërtimi i pishinave revolton banorët shqiptarë

Në një sipërfaqe prej 6 mijë katrorë, në Kumanovë është ndërtuar Qendra rekreative-sportive me dy pishina olimpike një e hapur dhe një e mbyllur. Në kuadër të këtij projekti parashikohet edhe hapja e objekteve hotelierike si dhe një Spa-qendër. I gjithë investimi ky investim i Komunës së Kumanovës kap vlerën prej 3.1milion euro, transmeton Alsat-M.

I gjithë projekti është ngritur në pjesën lindore të qytetit të banuar me popullatë maqedonase. Kjo gjë që ka revoltuar qytetarët shqiptarët që thonë se Komuna i ka harruar zonat e banuara me shqiptare. Ata nuk ndjehet të sigurt të shkojnë në këto pishina që janë ndërtuar edhe me paratë nga taksat e tyre.

“Si qytetar i Kumanovës jam i dëshpëruar tepër shum sepse kan ndërtu pishininën ku jetojnë shumicë e popullësi maqedone, ne paguajm tatime e asgjë nuk ndërtohet, nuk jemi të sigurt të shkojm në atë pishinë, fëmijët tanë sit ë shkojnë atje mundet të vij deri te rrahja madje edhe deri te vrasja”.

“Normal, te maqedonët më shumë po ndërtohet, po investohet, këtu te ne vet po e shihni shkret është ba krejt”. “Janë duke na diskriminu shumë neve shqiptarëve këtu në Kumanovë, ne edhe më tepër paguajmë taksa komunale kështu që edhe ne kemi të drejtë të kemi aso lloj pishina”.

“Ne si qytetarë të Kumanovës si parapagues së tatimeve që i kemi ndaj shtetit, dmth detyrat e tona ndaj shtetit dhe të shtetit ndaj neve duhet të jenë reciproke, e që interest mos të jenë vetëm se një palëshe, dhe se investimet mos të jenë vetëm një anëshme sepse kjo nuk është drejtësi”.

Por, kreu i Kumanovës, Zoran Damjanovski, thotë se plani urbanistik për këto pishina është sjellur para 18 vitesh duke shtuar se pishinat janë për të gjithë qytetarët e jo vetëm për maqedonasit. Por, ai nuk tregon nëse mund tu garantojë siguri qytetarëve shqiptarë dhe as nuk 䠰et për ndonjë projekt të tillë gjigand në zonat shqiptare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button