Kapet autori i vrasjes së turistit të huaj në Himarë

Policia në Shqipëri ka arrestuar në flagrancë për “Vrasje nga pakujdesia”, shtetasin Fatmir Kuçi, 44 vjeç, banues në Elbasan.

Shërbimet e Policisë kanë bërë arrestimin e Fatmir Kuçit, pasi ditën e djeshme rreth orës 11:00 në zonën bregdetare të quajtur “Livadh” i Himarës, ky shtetas duke drejtuar mjetin lundrues tip skaf-plastik me mbishkrimin “Black Arrow”, dyshohet se ka dëmtuar aksidentalisht shtetasin rus D.K., i cili ka gjetur vdekjen ne spitalin e Himares për shkak të plagëve të marra, transmeton Koha.net

Policia ka sekuestruar dhe konfiskuar 2 mjete lundruese në përdorim dhe në pronësi të Kuçit:

– Mjetin lundrues skaf-plastik me mbishkrimin “Black Arrow”, 11.73 m i gjatë dhe 3.20 m i gjërë, me 3 motorë – 275 KF secili.

– Mjeti lundrues motor-deti me emrin “Viktoria-3”, pa dokumentacion përkatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button