Sa mund t’i besojmë? KSHZ sqaron nga dolën 39 502 votues kontestues në Maqedoni

Anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor-së të kontaktuar nga Redaksia e lajmeve Portalb.mk nuk pajtohen me akuzat e ekspertëve mbi huqjen e metodologjisë për pastrimin e Listës zgjedhore. Igor Milev, anëtar i KSHZ-së, thotë se aspak nuk është e gabuar metodologjia e KSHZ-së. Edhe anëtari tjetër Bedredin Ibrahimi vlerëson se KSHZ ka punuar në mënyrë profesionale dhe legale.

“Kur në shtet nuk ka pajtueshmëri që të bëhet regjistrim të popullsisë. Kur nuk ka pajtueshmëri nga subjektet politike që të ketë regjistrim të popullsisë, duheshe KSHZ- në pajtim me metodologjitë të vijë deri te mënyra se si të zbuloje personat e kontestueshëm. Shumë nga këto persona dolën që të jenë të kontestueshëm. Shikoni Listën me 39 mijë persona të kontestueshëm, në Resnjë. Sa mund t’i gjeni me “Jani” që janë nga Pusteci?! Ndoshta disa ende do te mbeten të kontestueshëm, por numri më i madh është zbuluar”, tha Milev për Portalb.

“KSHZ ka zbatuar dispozitat e ligjit të atëhershëm që kishim. Metodologjinë që kemi praktikuar ishte me pëlqimin e katër partive politike dhe në bazë  të asaj u bë gjithë ai aktivitet- shumë i dendur, ku u bë kryqëzimi i të dhënave, dhe rezultati ishte ai që ishte. Kontestuese u bë me ndryshimin e ligjit, me insistimin e LSDM-së, që patjetër të kontrollohen ata që nuk janë gjetur nëpër shtëpi. Realiteti është diçka tjetër, shohim se kemi persona publik, kemi deputet- Pavle Trajanovin, ish deputetin Jani Makradulin, kemi familjen e Artan Grubit, kemi edhe njerëz tjetër- fatkeqësisht shumica janë shqiptarë, por kjo zgjidhje ligjore i detyroi ata që nëse duan ta realizojnë të drejtën e zgjedhjes duhet të paraqiten edhe një herë”, sqaroi Ibrahimi për Portalb.

Nga dolën 39 502 votues kontestues?

Me zgjidhjet ligjore të Kodit, shprehet më tej Ibrahimi, me anë të së cilit Kod u bë kryqëzimi i të dhënave të KSHZ-së dhe bazave të të dhënave të 10 institucioneve tjera shtetërore, KSHZ përpiloi listën e zgjedhësve të 1 milion e 800 mijë personave.

“Këta 39 mijë persona ishin në Listën e zgjedhësve. Mirëpo, marrëveshja e arritur me insistimi i LSDM-së se gjoja 39 mijë janë persona të cilët gjatë kontrollit nuk janë gjetur në shtëpi, dyshimi i tyre ishte se nuk ekzistojnë ose eventualisht gjenden jashtë vendit. Por, realiteti është diçka tjetër. Do të thotë kjo u bë me zgjidhjen e re ligjore që e nënshkruan 4 partitë politike, dhe ne si KSHZ ishim të detyruar që t’i zbatojmë dispozitat e ligjit. Konform atyre dispozitave 39 mijë persona, me kërkesë të LSDM, dolën si kontestues dhe ato janë të obliguar të paraqiten në KSHZ, në zyrat rajonale ose nëpër zyrat që janë hapur nëpër komuna. Nëse nuk paraqiten, këta persona- për mua real, nuk do të mund ta realizojnë të drejtën e votës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Potencoj, vetëm për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që nënkupton se pasi të përfundojnë zgjedhjet parlamentare ato përsëri do të jenë në Listën e zgjedhësve dhe në zgjedhjet e ardhshme lokale do ta kenë të drejtën e votës”, u shpreh Ibrahimi.

Milev pohon se KSHZ punon në përputhje me Kodin Zgjedhor. Sipas tij, në përputhje me metodologjinë dhe kontrollet e kryqëzuara- si ato administrative, por edhe në terren- dolën 39 mijë persona sit ë kontestueshëm.

“Ndoshta nuk është mënyra ideale për kontroll, mirëpo në masë të madhe KSHZ ia arriti qëllimit. Nuk pajtohem se janë vetëm 39 502. Nuk e di pse askush se përmend se 172 mijë persona që janë vendosur në Listë të veçantë dhe jo në një të përbashkët.  172 mijë persona, që thuhet se janë nga diaspora. Dyshimi ishte se ndoshta në emër të këtyre personave dikush ka votuar për to, përgjatë zgjedhjeve të kaluara. Nuk bëhet fjalë vetëm për 39 mijë, por edhe për 172 mijë, për të cilët katër partitë dhe Kuvendi u pajtuan që të jenë në një Listë të veçantë”, theksoi për Portalb Milev.

Sa mund t’i besohet KSHZ-së?

Problemet në Listën e re me votues kontestues ka ngre dyshimet se faktori politik tenton të mbulojë një numër më të madh të personave që realisht janë të dyshimtë dhe përgjatë shumë cikleve zgjedhore kanë manipuluar me zgjedhjet.

Milev siguron se KSHZ punon në përputhje me Kodin Zgjedhor. Në përputhje me metodologjinë dhe kontrollet e kryqëzuara- si ato administrative, por edhe në terren- dolën 39 mijë persona sit ë kontestueshëm.

“Ndoshta nuk është mënyra ideale për kontroll, mirëpo në masë të madhe KSHZ ia arriti qëllimit. Nuk pajtohem se janë vetëm 39 502. Nuk e di pse askush se përmend se 172 mijë persona janë vendosur në Listë të veçantë dhe jo një të përbashkët.  172 mijë persona, që thuhet se janë nga diaspora. Dyshimi ishte se ndoshta në emër të këtyre personave dikush ka votuar për to, përgjatë zgjedhjeve të kaluara. Nuk bëhet fjalë vetëm për 39 mijë, por edhe për 172 mijë, për të cilët katër partitë dhe Kuvendi u pajtuan që të jenë në një Listë të veçantë”, deklaroi për Portalb Milev.

Ne asgjë nuk mund të sajojmë, ka shtuar më tutje Ibrahimi. Sipas tij, Lista e zgjedhësve bëhet në bazë të të dhënave që i merr KSHZ nga organet kompetente shtetërore, nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Ne si KSHZ patjetër duhet të respektojmë të dhënat që na i jep MPB dhe në bazë të dhënave ne bëjmë Listën e zgjedhësve. Lista përpilohet nga shtetasi e Republikës së Maqedonisë. Aktualisht shtetas në Maqedoni janë 2.464.000, kurse Lista e zgjedhësve para këtyre ndryshimeve duke inkorporuar këta 39 mijë numëronte 1.830.000. Që do të thotë diku 600 mijë nuk i plotësojnë kushtet ose janë të mitur. Një numër i konsiderueshëm prej tyre, diku 120 mijë, janë persona që kanë shtetësinë e Maqedonisë, por nuk posedojnë letërnjoftim ose pasaportë dhe për atë shkak nuk janë në Listën e zgjedhësve”, theksoi për Portalb Ibrahimi.

“Personat që duan ta problematizojnë, dhe fajin të mos shkohet në zgjedhje ta gjejnë të KSHZ, për Bedredin Ibrahimin e kanë gabim. Le të urdhëroje, le ta verifikojë kushdo- ai verifikim po zgjat edhe sot e kësaj dite. KSHZ punon në bazë të Kodit zgjedhor, asgjë më shumë dhe asgjë më pak”, përfundoi Ibrahimi.

Problemin me të dhënat në Ministrinë e Punëve të Brendshme në një deklaratë për Portalb pati potencuar edhe Ish drejtori i Entit për statistikë, Donço Gerasimovski.

“Regjistrimin, evidencën dhe bazën e të dhënave e udhëheq Ministria e Punëve të Brendshme. Listën zgjedhore e parashtron MPB në bazë të Ligjit, dokumentimit dhe të dhënave që i ka MPB e cila është baza substanciale ku duhet të evidentohen të gjitha të dhënat. Më tej, KSHZ nuk funksionon në koordinim të mirë me Ministrinë e Drejtësisë, respektivisht Drejtorinë e numrave amë. Çdo person i lindur, çdo person që vdes apo që lidh kurorë duhet patjetër të evidentohet në Drejtorinë e numrave amë, institucionet e sistemit nuk funksionojnë ”, pat deklaruar Gerasimovski.

Zëdhënësi i KSHZ- së Admir Shabani për Portalb ka sqaruar procesin në rast se nuk arrihet që në kohë t’i verifikojnë të dhënat votuesit e kontestueshëm.

“Nëse nuk paraqiten për t’i vërtetuar të dhënat ato do të tërhiqen nga Lista zgjedhore. Mirëpo, gjithmonë, ekziston mundësia gjatë inspektimit publik të Listës zgjedhore këto persona të paraqiten në njërën prej zyrave të KSHZ- zyrave rajonale, përkatësisht në zyrën kompetente rajonale sipas adresës së personit dhe të plotësojnë kërkesë për shënim të të dhënave në Listën zgjedhore. Ky afat tash që është dhënë për hirë të ndryshimeve të Kodit zgjedhor, do të thotë se Kodi zgjedhor e ka patjetër të veprojë sipas këtyre ndryshimeve. Edhe nëse ndonjë person nuk paraqitet në këtë afat, atëherë do ta ketë mundësinë që direkt të shkojë të zyrat rajonale të KSHZ në kohën e inspektimit publik”, nënvizoi Shabani.

Duke e pasur parasysh faktin se numri më i madh i votuesve të kontestuar janë shqiptarë, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i partive jashtëparlamentare shqiptare. Ata dyshojnë se po gatuhet manipulim zgjedhor dhe se gjithë kjo shkon në dëm të shqiptarëve.

LEXO: Lëvizja BESA: KSHZ ka dështuar – po gatuhet manipulim i madh zgjedhor

LEXO: LR-PDSH: Votuesit fiktiv ende janë problemi kyç, diaspora nuk guxon të fshihet!

LEXO: “Uniteti”: Vendimi aktual për pastrimin e Listës Zgjedhore është në dëm të shqiptarëve

LEXO: Votuesit shqiptarë më të rrezikuar për t’u fshirë nga Lista Zgjedhore (DOKUMENT)

LEXO: Popovska: Sa versione të Listës Zgjedhore ekzistojnë? 

LEXO: FRODEM: Në vend të pastruar, fituam listë ndërlikuar zgjedhore  

LEXO: Mospajtime në KSHZ për ueb aplikacionin për votuesit kontestues  

LEXO: Prokopuca: 40 mijë votues kontestohen padrejtësisht (Video)  

LEXO: “KSHZ vetë t’i verifikojë votuesit kontestues”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button