Ambasadori britanik viziton “Eco Guerillën”

Përfaqësuesit e OJQ “Eco Guerilla”, në zyrat e organizatës në Tetovë, sot zhvilluan  takim pune me ambasadorin britanik, Charles Garrett dhe Bekki Field, sekretare e delegacionit britanik në OSBE.

“Delegacioni është njohur nga afër me aktivitetet e Eco Guerilla-s dhe shoqërisë civile, lidhur me shqetësimin e qytetarëve të Tetovës për ndotjen e ambientit dhe problemet jetike me të cilat ky qytet ballafaqohet çdo ditë.  Ambasadori  Garrett u njoftua nga afër rreth zhvillimeve të fundit lidhur me mosrespektimin e afateve për vendosjen e filtrave nga kombinati Jugohrom, i cili edhe përskaj obligimeve ligjore, në vazhdimësi ka fituar lejen e punës nga qeveria pa mos respektuar as kushtet minimale për mbrojtjen e ambientit”, njoftojnë nga “Eco Guerilla”.

Ashtu siç njoftojnë organizata, ata po ashtu janë informuar lidhur me dyshimet mbi mundësinë që prapa gjithë këtyre shkeljeve ligjore të fshihen afera korruptive.  Po ashtu është diskutuar rreth paaftësisë së organeve komunale dhe atyre qendrore për të zgjidhur problemin e deponisë së egër në Tetovë.

“Ambasada britanike në vazhdimësi mbështet aktivitetet e Eco Guerilla-s për një ambient të pastër jetësor dhe për funksionimin e shtetit ligjor në Maqedoni”, thuhet në kumtesën e “Eco Guerillas”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button