Kryeministri turk Binali Jilldirim tërhoqi 1 500 padi për fyerje dhe shpifje

Kryeministri turk Binali Jilldirim mbrëmë njoftoi se ka tërhequr gjithsej 1.500 padi për fyerje dhe shpifje kundër personave, duke përfshirë këtu edhe opozitarë, gazetarë dhe shkrimtarë.

Në intervistë për televizionin Si-En-En Turk, Jilldirim deklaroi se paditë për fyerje dhe shpifje të orientuara ndaj tij ose funksionit të tij, janë tërhequr që të hënën.

“I tërheq aktakuzat sepse jam i vendosur që bashkëpunimi me opozitë të vazhdojë dhe të prëforcohet. Problemet mund t’i zgjidhim përmes dialogut. Ky vend na përket të gjithë neve”, tha kryeministri.

Presidenti Taip Erdogan gjithashtu paralajmëroi gjest të ngjashëm ndaj opozitës, që të tregojë vullnet të mirë lidhur me ngrohjen e marrëdhënieve pas tentimit të pasuksesshëm për grusht shtet më 15 korrik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button