Jarolin: “Mundemi ti shënojmë dy gola Shkëndijës”

Nesër Shkëndija do të jetë përballë një tjetër sfide në kuadër të Ligës së Evropës, kur do të luajë ndeshjen kthyese të xhiros së tretë kundër Mlada Boleslav. Edhe pse kuqezinjtë udhëtuan drejt Çekisë me diferencë prej dy golave, në kampin nikoqir mendojnë se kanë mundësi të përmbysin rezultatin. Fitorja e fundit në kampionat që Mlada shënoi ndaj Liberec me rezultatin 3:0, i jep shpresë trajnerit Karel Jarolin se gjithçka është e hapur.

“E kemi parasysh se duhet së paku të shënojmë dy gola, duke mos pranuar asnjë. Këtë mundemi ta bëjmë, edhe për faktin se luajmë para publikut tonë. Këtë ekip që po e udhëheq unë ka një kuadër të tillë”, ka thënë Jarolim për mediat çeke. Skuadra e Mlada Boleslav në këtë ndeshjen nuk mundet të llogaritë në shërbimet e Lukash Hula, i cili u ndëshkua me karton të kuq në duelin e luajtur në Shkup. Ndeshja Blada Boleslav – Shkëndija luhet të enjten në orën 19:00. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button