Candreva te Interi, është e kryer

Sulmuesi italian Antonio Candreva është lojtar i ri i Interit. Nerazzurrët kanë arritur marrëveshjen financiare me Lazion, e cila pritet të përfitojë 22 milionë euro plus bonuese në varësi të performancës së lojtarit.

Sipas të përditshmes italiane ‘Corriere Dello Sport’, 29-vjeçari pritet të mbërrijë në Milano ditën e nesërme ose të enjten ku do të kryejë ekzaminimet mjekësore.

Marrëveshja mes klubit zikaltër dhe lojtarit është arritur gjatë natës së mbrëmshme, shkruan ‘Calciomercato’, transmeton Syri.net

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button