Erdogani sulmon BE-në: U shënuan 238 martirë dhe askush s’erdhi në Turqi

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka bërë një deklaratë të ashpër ndaj Bashkimin Europian dhe Federica Mogherini për mos reagimin ndaj tentativës për grusht Shteti në Turqi.

“Ishte një grusht kundra demokracisë ku u shënuan rreth 238 martirë dhe askush nuk erdhi këtu. Nëse do të bombardohej Parlamenti Italian çfarë do të ndodhte”, u shpreh Erdogan në një intervistë për televizionin italian “Rai News 24”.

“Zonja Mogherini nuk duhet të fliste nga jashtë por duhej të vinte këtu në Turqi sepse nëse në Paris ndodh një gjë e tillë të gjithë shkojnë atje dhe pyesin çfarë ndodhi. Në Turqi ndodhi një grusht shteti kundra demokracisë dhe fatkeqësisht askush nuk erdhi as nga BE as nga këshilli evropian. Kur këtë javë apo tjetrën të vijë president i KE do t’i shpjegojë se organizata e Gylen është me keq sesa vetë mafia”, argumentoi Presidenti.

“Perëndimi është në krah të demokracisë apo të puçit? Unë mendoj se përkrah grushtin e Shtetit”, shtoi presidenti duke iu referuar shefes së BE-së për politikën e jashtme Federica Mogherini e cila është shprehur kundra fshesës që Ankaraja ka ndërmarrë pas 15 korrikut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button