Air France për shkak të grevës ka humbur 90 milionë euro

Drejtori i Air France Frederic Gagey, theksoi se kompania ka humbur rreth 90 milionë euro gjatë grevës shtatë ditore të ekuipazhit të kabinës i cili preku 180.000 pasagjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gagay në deklaratën për një radio franceze tha se greva në mes të sezonit të pushimeve verore ka patur “ndikim tejet negativ ndaj imazhit të Air France”.

Kompania planifikon që të martën, ditën e fundit të grevës, të kryejë të gjitha fluturimet e planifikuara në të ashtuquajturat destinacionet e reja.

Rreth 10 përqind të fluturimeve vendore dhe 15 përqind të atyre evropiane nga aeroporti “Charles-de-Gaulle” në Paris janë anuluar.

Ekuipazhi i kabinës Ais France proteston kundër reduktimit të mëtejshëm të numrit të të punësuarve dhe kushteve të këqija për punë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button