Ivanov: Maqedonia rrezikohet nga sulmet terroriste

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, gjatë kremitimit të festës së Ilindenit, ka përsëritur qëndrimin e tij se Maqedonia rrezikohet nga sulmet terroriste.

“Shumica nuk kanë pritur që një shtet i vogël teritorial si Maqedona të jetë aq rezistente dhe e fuqishme para kërcënimeve nga migrimi i paligjshëm. Megjithatë, me sukses jemi përballur me fluksin e parë të migrantëve. Treguam se kemi Armatë dhe polici që mund ta ruajnë kufirin, porositi presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov në fjalimin e tij në festimin e sotëm në Pelincë, me rastin e festës kombëtare Ilinden.

Republika e Maqedonisë, tha presidenti Ivanov, në mënyrë proaktive përballet me krizën e migrantëve dhe të refugjatëve, në vend se në mënyrë reaktive. Ivanov paralajmëroi se fluksi i dytë i migrantëve është në dukje. Krizat dhe konfliktet rajonale të Lindjes së Afërt dhe Afrikës Veriore i kanë rritur rreziqet për rrezikimin e sigurisë në Republikën e Maqedonisë.

“Ende ekziston rrezik i lartë nga kërcënimi i luftëtarëve të huaj terrorist”, theksoi ai. Presidenti i Maqedonisë theksoi se fluksi i parë migrues i ka eroduar institucionet evropiane. Ai theksoi se pothuajse sulmet e përditshme terroriste në Evropë dhe botë janë realiteti i ri. “Si shtet, ne duhet të mësohemi të jetojmë dhe të funksionojmë në një realitet të tillë. Në kushte të tilla të ndërlikuara, më shumë se kurdoherë të gjithë ne duhet të jemi më të bashkuar. Por a jemi?”, theksoi në fjalim presidenti Ivanov. Gjatë 25 viteve të fundit, siç shtoi, u tregua se ne si komb më së shumti e dëshirojmë atë që nuk e kemi dhe prandaj e neglizhojmë atë që e kemi – dhe ai është shteti. Ivanov theksoi se edhe pse 25 vite jemi të pavarur, sot dukemi si të varur nga interesat dhe planet e huaja. Ai shtoi se në vend që ta respekojmë të drejtën e mendimit të ndryshëm dhe të njejtin ta mundim me argumnte, kundërshtarët i nënçmojmë, degradojmë dhe çnjerëzojmë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button