Jildirim: Ekonomia turke më e fortë sesa para tentimit për puç

Turqia dhe ekonomia e saj janë më të fuqishme tani, sesa para tentimit për puç më 15 korrik, deklaroi kryeministri turk Binali Jilidirim.

“Ekonomia jonë ende është e fortë si shkëmb. Nuk pati madje as goditje të vogël ekonomnike. Ajo situatë megjithatë shkaktoi presion në disa fusha”, deklaroi ai dje në konferencë për shtyp në Ankara, duke përmendur konkretisht agjencinë për rejting Standard end purs, e cila e zvogëloi rejtingun kreditor të Turqisë.

“Demokracia jonë dhe sundimi i së drejtës gjithashtu tani janë më të forta pas grusht shtetit të pasuksesshëm”, shtoi Jildirim.

Ndërkohë ministri turk i Doganës dhe Trehtisë Bulent Tufenkçi deklaroi se ekonomia turke nga tentimi për grusht shtet deri tani ka pësuar dëm prej treqind miliardë lira (rreth 90 miliardë euro).

Sipas tij tregjet financiare “kanë dhënë tejet leksion të mirë” pas tentimit për grusht shtet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button