Rusia ftoi ekspertë të NATO-s në Moskë për konsultime për sigurinë

Rusia ftoi ekspertë të NATO-s në Moskë  në diskutimin për çështjen për sigurinë në Evropë, ndërsa më së shumti për fluturimet ndaj Detit Egje, kumtoi dje Ministria ruse e Mbrojtjes.

“Ekspertët ushtarak janë ftuar në Moskë në shtator në konsultime për situatën ushtarake-politike në Evropë”, deklaroi dje zëvendësministri i Mbrojtjes Anatolij Antonov.

Sipas Antonov, delegacioni rus në seancën e Këshillit Rusi-NATO, ka propozuar “program pozitiv” për zhvillimin e marrëdhënieve me Aleancën.

“Realizimi i tij do të ndihmonte në uljen e tensioneve dhe parandalimit të incidenteve ushtarake përmes linjës ku forcat e armatosura kanë qasje”, shtoi ai.

Antonov theksoi se si detyrë parimore në këtë sferë, Ministria ruse e Mbrojtjes e konsideron gatishmërinë e bazës së përbashkët që të kryhen fluturime të aviacionit ushtarak ndaj Detit baltik vetëm me transportues të përfshirë.

Për këtë qëllim ekspertët e NATO-s dhe të shteteve baltike, të cilat nuk janë anëtare të Aleancës janë të ftuar në Moskë në konsultime dhe përgatitje të masave të harmonizuara për realizimin e kësaj iniciative të presidentit finlandez Sauli Ninisto.

Në fillim të korrikut, presidenti rus Vlladimir Putin në konferencë të përbashkët për shtyp me Ninisto deklaroi se Rusia e mbështet propozimin e Finlandës për ndalesë të fluturimeve ndaj Detit Baltik të aeroplanëve me përjashtim të transportuesve. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button