Veljanoski: Të bashkohemi njëjtë të fuqishëm si në Ilinden

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski, sot prej para përmendores së Metodija Andonov-Çento, kryetarit të presidiumit të parë të KAÇKM-së, në Shkup, bëri thirrje pë unitet dhe bashkim, siç tha, njejtë fuqishëm si sot, në Ilinden, është Maqedonia e bashkuar. Edhe njëherë potencoi se për Maqedoninë mbetet prioritet anëtarësimi në NATO dhe në BE dhe investimi për zhvillim të shtetit.

Kryetari i Kuvendit bëri thirrje, të bashkuar pas veprës së të gjithë heronjve të Maqedonisë, edhe më fuqishëm bashkarisht ta ndërtojmë Maqedoninë.

Uniteti, tha ai, është emëruesi ynë i përbashkët, synimi i përbashkët dhe ajo është beteja e ardhshme të cilën duhet ta fitojmë.

Anëtarësimi në NATO është prioriteti ynë më i madh, ndërsa Ilindeni ynë i dytë do të jetë dita kur Republika e Maqedonisë do të integrohet në BE.

Lidhur me BE-në, Veljanoski theksoi se ai nuk është projekti i përsosur, por është projekti më i mirë për Maqedoninë. “Zhvillimi i përgjithshëm shtetëror vazhdon të jetë sfida jonë më e madhe”, potencoi ai.

Këtu në Shkup, tha Veljanoski, akumulohet e tërë energjia edhe në Pelincë edhe në Krushevë dhe në të gjitha gurët e rëndësishëm historik të sinorit nëpër tërë Maqedoninë, më fuqishëm kryqëzohen trashëgimitë e partizanëve, veprat e ilindenistëve, por edhe viktimat e komunistëve dhe të antikomunistëve.

Për Metodija Andonov-Çento, tha se ishte personalitt i cili nuk bëri kompomisë me idelate e veta për shtet të pavarur dhe demokratik.

Mu në afërsi të tij, vazhdoi ai, ndodhet përmendorja e Nexhat Agollit, njeriut, i cili, gjithashtu, është simbol i madh i Ilindenit të dytë, jurist i theksuar, partizan dhe anëtar i KAÇKM-së, minsitër në Qeverinë e parë të Maqedonisë së lirë. Agolli, tha Veljanoski, ishte luftëtar për të drejta dhe bashkëjetesë, por, si edhe Çento, i dënuar nga ana e pjesëve të sistemit të atëhershëm komunist. “Megjithatë, sot, historia sërish dëshmoi se është gjykatësja më e mirë. Edhe vepra e tij, si luftëtar për Maqedoninë, sot dhe në të ardhmen do të respektohet”, theksoi ai.

Dashuria ndaj Atdheut, potencoi Veljanoski, nuk njeh prejardhje etnike apo përkatësi fetare.

“Ky leksion i ilindenistëve, përmes shembullit të Agollit, duhet vazhdimisht të na përkujtojë se marrëdhëniet ndëretnike janë thelbi i Maqedonisë. Në histori mbeten të shënuara veprat e panumërta kur krah për karh maqedonasve, shqiptarëve, turqve, romëve, serbëve, boshnjakëve dhe të githë të tjerëve e mbrojtën Shtetin”, tha Veljanoski.

përkujtoi edhe veprën e Pitu Gulit, revolucionarit të madh maqedonsas me prejardhje vllehe – përmendorja e të cilit është, gjithashtu, në afërsi të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button