Librat për ata që merren me biznes, për të pasionuarit e e-book-ut, por edhe të tjerët…

Kur njerëzit dëgjojnë të flitet për “librat e biznesit”, ata menjëherë largohen. Dhe është normale nëse në 300 faqe, të duhet të lexosh vetëm për sipërmarrjet, paratë, lidershipin, menaxhimin dhe suksesin.

Por, librat më të mirë të biznesit mund të ndryshojnë jetën.

Këto janë libra që zakonisht frymëzojnë, japin perspektiva dhe horizonte të reja. Ata ndikojnë në jetën dhe karrierën, mund të ndryshojnë menaxhimin e portofolit, mund të ndikojnë në nisjen e një biznesi të ri ose që të arrihet sukses në një projekt.

‘Outliers’, Malcolm Gladwell

Ky libër shpjegon fenomenet kulturore që ju ndihmojnë të kuptoni përse njerëzit janë ata që janë. ‘Outliers’ jep detaje edhe kur vjen puna tek fakti se si mund të nxirret më e mira te diçka.

‘I Shouldn’t Be Telling You This’, Kate White

“White tregon për kohën kur ishte punësuar për të përmbushur një objektiv me skuadrën e saj. Pasi e realizoi, ajo dëgjoi se një prej botuesve të mëparshëm ishte zemëruar, pasi nuk e kishte marrë në konsideratë për atë punë. Kate e çuditur, tha: Si mund ta dija se e donte atë punë. Nuk më foli kurë për këtë gjë”.

‘Give and Take’, Adam Grant

Ndryshe nga shumë libra biznesi që janë të lodhshëm, ky jep informacione praktike që të befasojnë. Grant ilustron përpjekjet që duhet të bëhen për të krijuar besim, marrëdhënie të gjata profesionale, që janë më pozitive sesa sjelljet e modelit Makiavelian.

‘Ten Faces of Innovation’, Tom Kelley

Ky libër të ndihmon të mendosh ndryshe. Ju ndihmon që të identifikoni anët e forta të pjesëtarëve të skuadrës tuaj.

Sesi mund të zgjidhen problemet me frymën e bashkëpunimit dhe nëse keni një mendje të hapur.

‘The One Thing You Need To Know’, Marcus Buckingham

Një nga librat më të qartë dhe më të mirë që ju ndihmon të kuptoni sesi të menaxhoni, si të drejtoni dhe sesi të keni sukses.

Për të pasionuarit e e-book

Ne ju ofrojmë edhe burime online ku mund të gjeni përmbajtje të lira, ja disa prej tyre:

Project Gutenberg. Koleksioni përmban më shumë se 45.000 libra elektronikë dhe qasja nuk është e nevojshme me asnjë regjistrim ose para.

Book Boon. – Nëse jeni duke kërkuar për një libër të biznesit apo tekstit shkollor, kjo bazë të dhënash ofron më shumë se një mijë libra. Kërkimi është me të vërtetë i thjeshtë dhe nuk kërkon regjistrim.

ManyBooks.net. Kjo faqe ofron më shumë se 29,000 tituj. Librat mund të lexohen me një shumëllojshmëri të platformave.

Free e-books. Nga romanca përmes misterit e deri te drama. Kjo faqe ua ofron të gjitha zhanret e librave.

Lexuesit më të mirë janë indianët

Për librin, Indeksi Botëror i Kulturës ka nxjerrë në pah disa karakteristika që u gjetën përmes një kampioni prej 30,000 personash të intervistuar në 30 vende të botës. Për shkak të numrit të lartë të të anketuarve u konsiderua një studim i rëndësishëm.

Vendi që kryeson listën e personave që lexojnë më shumë është India. Personat e pyetur janë përgjigjur se lexojnë mesatarisht 10 orë e 42 minuta në një javë.

Pjesa më e madhe e vendeve të këtij klasifikimi i përkasim pak a shumë së njëjtës zonë gjeografike, siç është Tajlanda, Kina, ndërsa e mbyllin podiumin e nderit Filipinet.

Klasifikimi vazhdon me shtete si Japonia, Koreja e Jugut që i dedikojnë leximit mesatarisht 3 deri në 4 orë në javë.

Mes vendeve të tjera që kanë ritme të larta të leximit renditet Rusia në të 7-in, Franca në të 9-in, Gjermania në të 22-in e më pas SHBA dhe Italia. Po sipas këtij raporti, njerëzit në botë kalojnë 16.6 orë përpara videove, 8 orë duke dëgjuar radion, 9 orë përpara kompjuterit dhe vetëm 6.5 orë duke lexuar për arsye të ndryshme./Monitor.al/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button