Zyrtare: Ky është kundërshtari i Shqipërisë për 31 gusht

Kombëtarja shqiptare e futbollit, do ta nisë edicionin eliminator për Kupën e Botës “Rusia 2018”, me një miqësore kundër Marokut.

Ndeshja kundër skuadrës afrikane, do të luhet më datë 31 gusht, në stadiumin e ri të Shkodrës, njofton Federata Shqiptare e Futbollit.

Ky takim miqësor, do ti shërbejë ekipit kombëtar për përgatitjet që do të bëjë për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, ku ndeshjen e parë do ta luajë kundër kombëtares së Maqedonisë, pikërisht në Shkodër.

Ky takim miqësor kundër Marokut, është inicuar dhe mbështetur nga kompania “AS EVENTS”, e cila ka bërë të mundur arritjen e akordit.

Kombëtarja shqiptare e futbollit, do të grumbullohet për t’u përgatitur për këtë takim, më datë 29 gusht, në resortin “Tropikal”, në Durrës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button