“MVRO” punon për familjen, VMRO DPMNE: ligji vlen njëjtë për të gjithë

Deputetja e LSDM-së Lidija Dimova akuzoi se nëpërmjet policisë asaj i bëhet trysni dhe tentim për ta frikësuar. Gjatë ditës së djeshme, në shtëpinë e saj ka ardhur një polic i cili i ka dhënë një letër që ajo është dashur ta nënshkruajë, për gjoja, siç thotë, një kundërvajtje në trafik para një muaji.

“Sjelljen arrogante që policia rrugore e shfaqi dje, për disa orë kam tentuar ta paraqesë me telefon në Kontrollin e brendshëm të MPB, por asnjëri nuk përgjigjej. Është e qartë se “MVRO” nuk punon për qytetarët, por punon vetëm për “familjen”, theksoi Lidija Dimova, nga LSDM.

Dimova thotë se vërejtja është rrotulluar në duart e të punësuarve në polici, por askush nuk ka dashur ta marrë përgjegjësinë që ta shkelë ligjin dhe të zbatojë urdhra.

Ndaj kësaj ka reaguar VMRO-DPMNE prej nga e porositën Dimovën se ajo nuk qëndron mbi ligjet, të cilët vlejnë njësoj për të gjithë. Të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit, dhe në rast se keni bërë shkelje, atëherë duhet të përgjigjeni, përfshi edhe për kundërvajtje në trafik, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button