Nga një banesë në Shkup janë vjedhur rreth 22.000 euro dhe stoli

Një autor i panjohur dje rreth mesditës ka kryer vjedhje në një banesë në Shkup, në rrugën “Borka Talevski”, pronësi e K.E. (71).

Siç kumtoi MPB-ja, vjedhja është kryer në periudhën nga ora 11:15 deri në orën 12:45 kur autori me çelës të përshtatur e ka hapur derën e hyrjes, ka hyrë brenda dhe ka marrë 14.500 euro, një çantë femrash në të cilën ka pasur para (euro dhe denarë) në vlerë të përgjithshme prej rreth 420.000 denarë dhe stoli.
Po ndërmerren masat për gjetjen e autorit dhe për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button