Spasovski: Lëshim më i madh i LSDM-së është se negociojmë me Gruevskin

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së dhe ish ministër i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ka theksuar se është bërë gjithçka që të del në shesh e vërteta për këtë qeveri, siç thotë ai, kriminale, të zbulohet gjithçka për Gruevskin dhe bashkëpunëtorët e tij. Ai gjithashtu shtoi se  është bërë gjithçka që të tregohet se ata nuk vlejnë asgjë për R. e Maqedonisë, dhe kërkoi mbështetje nga gjithë qytetarët e Maqedonisë që së bashku të ndryshohet gjendja e shtetit, njofton TV21.

“Po, e pranoj, lëshimin më të madh që kemi bërë është ajo se kemi negociuar me Gruevskin dhe bashkëpunëtorët e tij kriminalë, mirëpo vetëm për interesin e qytetarëve të R. së Maqedonisë, dhe këtë flijim e pranojmë. Qëllimi kryesor ishte të sigurojmë kushte për zgjedhje fer dhe demokratike, zgjedhje të lira, zgjedhje të cilat Gruevski nuk i dëshiron”, u shpreh Oliver Spasovski, Sekretar Gjeneral i LSDM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button