Dy persona janë lënduar rëndë në një aksident trafiku në rrugën Udovë – Demir Kapi

Dy persona janë lënduar rëndë në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21 e 40 minuta, në një pjesë të autostradës mes fshatit Udovë dhe Demir Kapi.  Të lënduarit janë transferuar për mjekim në Shkup.

Siç informon sot MPB-ja, në aksidentin afër vendit “Vodisir”, kanë marrë pjesë tre automjete.

Me lëndime të rënda në kokë dhe krahun e majtë dhe thyerje të brinjëve ka kaluar shoferi i automjetit. Lëndime në kokë dhe gjakderdhje të brendshme ka edhe bashkudhëtari i automjetit për udhëtim, personi .H.S i lindur në vitin 1955.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip policor, ndërsa trafiku është ndërprerë prej orës 21:50 deri në orën 00:20, pas çka siç informojnë nga LAMM, komunikacioni zhvillohet në një korsi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button