Presidenti Thaçi para debatit për Demarkacionin zhvillon vizitë surprizë në Malin e Zi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po zhvillon një vizitë disaorëshe në Mal të Zi.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar shefi i kabinetit të Presidentit, Abelard Tahiri.

Tahiri nuk ka treguar nëse Thaçi ka takuar ndonjë nga krerët e shtetit malazez.

“Po, mund të ju konfirmoj se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka qëndruar sot në Mal të Zi. Por nuk mund t`ju konfirmoj se cila kanë qenë arsyeja e vizitës apo njerëzit që ka takuar atje”, ka thënë Tahiri.

Të enjten, Dusko Markoviq, zëvendëskryeministri i Malit të Zi, ka kërkuar nga Kosova që sa më shpejtë të ratifikojë marrëveshjen për Demarkacionin mes Malit të Zi e Kosovës, për t’iu përmbajtur kështu marrëveshjes së nënshkruar mes dy vendeve.

Megjithatë, nuk dihet nëse Thaçi është takuar me Markoviq për të biseduar rreth kësaj çështje.

Ajo çfarë dihet është se Presidenti Thaçi sonte do të jetë i pranishëm në Kosovë për të dorëzuar flamurin e Kosovës olimpistëve kosovarë që do ta bartin atë në Lojërat Olimpike Rio2016 në Brazil.

“Presidenti Thaçi sonte do të jetë pjesë e manifestimit që organizohet në Parkun e Gërmisë, për të nderë të sportistëve olimpikë të Kosovës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button