Sukses i QKUK-së, pacientit i ngjitet krahu i amputuar (VIDEO)

Labinot Maksuti nga Izniqi i Deçanit ditë më parë aksidentalisht derisa ishte duke punuar, pësoi lëndim të rëndë në krah.

Praktikisht, krahu i tij ishte shkëputur tërësisht, aq sa kishte menduar se më kurrë nuk do t’i shihte të dy duart njësoj, raporton KTV.

Por, stafi mjekësor i Klinikës së Kardiokirurgjisë Vaskulare të QKUK-së ka arritur që me sukses t’ia ngjiste krahun sërish.

Pacienti Labinot Maksuti, i lumtur që po e lëviz dorën, ka thënë se nuk po mund të besojë që kjo po i ndodh sërish.

Drejtues të kësaj Klinike kanë thënë se ky operacion mund të krahasohet me ata të Klinikave më të mira për kësi lloj rastesh, pasi që ishte tejet i ndërlikuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button