Policia e Maqedonisë zbulon dhjetëra emigrantë ilegalë

Policia e Maqedonisë gjatë dy kontrolleve të ndara ka zbuluar të enjten dhjetëra emigrantë të cilët kanë hyrë përmes rrugës ilegale në Republikën e Maqedonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç thuhet në njoftimin e Ministrinë së Punëve të Brendëshme (MPB) më 28 korrik 2016 në ora 00.10 ekipi i përzier policor në autostradën Gjevgjeli-Shkup te fshati Smokvicë ka bërë kontroll të një automjeti transportues të parkuar nga persona të panjohur brenda të cilit ka zbuluar 26 emigrantë ilegalë, nga të cilët 21 afganë dhe pesë pakistanezë.

Policia njofton se emigrantët do të dërgohen në qendrat për pranim në Shkup dhe Gjevgjeli.

Të njëjtën ditë në mbrëmje, më saktësisht në ora 21:30 në rrugën rajonale Vallandovë –Dojran, policia ka zbuluar një grup më të madh emigrantësh të fshehur nën një urë ndërsa në afërsi të tyre ka qenë i parkuar një automjet “Hunadai” me targa të Strumicës.

Policia njofton se pas marrjes në pyetje dhe legjitimimit të emigrantëve është konstatuar se ata kishin udhëtuar me automjetin e lartpërmendur të cilin shoferi dhe shoqëruesi i tij e kishin parkuar dhe braktisur duke ikur në drejtim të panjohur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button