OKB të përforcojë misionin paqësor në Sudanin e Jugut

Dhjetë organizata humanitare që veprojnë në Sudanin e Jugut konsiderojnë se Kombet e Bashkuara urgjentisht duhet të përmirësojnë misionin paqeruajtës në këtë vend, për të mbrojtur civilët dhe për të ofruar ndihmë civilëve të prekur nga lufta civile, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizatat humanitare, duke përfshirë edhe Oxfam, CARE dhe Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit, të premten kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët në Juba, kryeqytetin e Sudanit Jugor.

Për këtë hap ata u përcaktuan pas raporteve se paqeruajtësit e OKB-së nuk kishin reagur, kur në shënjestër të forcave qeveritare ishin civilët nën mbrojtjen e OKB-së, duke përfshirë edhe përdhunimin e dhjetëra grave Nuer.

Misioni paqeruejtës i OKB-së në Sudanin Jugor numëron rreth 12.000 ushtarë të armatosur të cilët kanë mandat që të përdorin forcën vdekjeprurëse nëse paraqitet nevoja për të mbrojtur civilët. Misioni ka mandat që të ndihmojë në shpërndarjen e ndihmave humanitare.

Rreth 4.8 milionë banorë të Sudanit Jugor, që është pothuajse gjysma e popullsisë totale, po përballet me mungesa serioze të ushqimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button