Shëndetësi, 15 pacientë me infektime në sy për shkak të përdorimit të preparatit të ndotur

15 pacientë të operuar në klinikën për sëmundje të syve po ballafaqohen me infektim serioz të syve, thonë nga komisioni i shëndetësisë në LSDM. Sipas informacioneve të opozitës bëhet fjalë për skandal i cili ka ndodhur për shkak të përdorimit të preparatit ndotës për sytë, njofton Alsat M.

“Në emër të qytetarëve kërkojmë përgjigje menjëherë: a është e saktë se sallat e klinikës për sëmundje të syve janë mbyllur për operacione dhe prej kur ? A është shkak për ndërprerjen e operacioneve në klinikën e oftalmologjisë infektimi i 15 pacientëve pas operacionit? Çfarë pasoja do të kenë personat që kanë marrë infektim në sytë e operuar?”, tha Goce Çakarovski, kryetar i komisionit të shëndetësisë LSDM.

Drejtori i klinikës universitare për sëmundje të syve nuk ishte i kapshëm për koment. Nga LSDM thonë se kompetentët patjetër duhet të tregojnë nëse kanë siguruar zgjidhje alternative për rastet urgjente. Ata kërkuan që ministri Todorov të përgjigjet në këto pyetje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button