LSDM: Xhaferi ta tregojë publikisht nënshkrimin e mendimit juridik për euro – obligacionin

Partia opozitare, LSDM, kërkon nga ministri i Drejtësisë, Valdet Xhaferi, që publikisht ta tregojë mendimin juridik për euro – obligacionin, që “e ka nënshkruar me vonesë për t’i ndihmuar ministrit të Financave, Kiril Minoski”, njofton Portalb.

“Xhaferi me nënshkrimin e mendimit juridik për euro – obligacionit të paligjshëm edhe zyrtarisht e ka përkrahur Minoskin dhe zëvendësministren e Drejtësisë, Brishkovska, në krimin financiar ndaj qytetarëve, të rëndë 450 milionë euro, plus kamatë”, thonë nga LSDM.

Partia opozitare e bllokut maqedonas, pyesin Xhaferin, se [farë e ka shtyrë Xhaferin që menjëherë ta ndërrojë qëndrimin dhe ta nënshkruajë euro – obligacionin.

“Qytetarët kanë drejtë ta shohin dokumentin i cili ka hapur rrugë për borxh të paligjshëm. Është shkelur ligji për borxh publik, neni 18 paragrafi 6, për këtë mendim juridik do të duhej përpara se të merrej euro – obligacioni dhe kjo nënkupton që Xhaferi ka bërë vepër penale duke u vonuar për ta dhënë mendimin juridik”, thonë nga LSDM. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button