Edi Rama mohon rolin e Ilir Metës për konsensusin e reformës në drejtësi

Kryeministri Edi Rama nuk i njeh merita Ilir Metës për takimin që organizoi mes ambasadorëve Lu dhe Vlahutin me Lulzim Bashën, para se të arrihej konsensusi për reformën në drejtësi. Sipas kryeministrit, merita ishte e ndërkombëtarëve.

“Reforma siç është tashmë një paketë kushtetuese është integruar me një konsensus mjaft të madh në kushtetutë si rezultat i një bashkëpunimi me miqtë e aleatët tanë. Ka shumë njerëz që kanë variantin e tyre, unë kam variatin tim dhe ky konsensus ishte një kryevepër e një kombinimi mjaft fatlum të shqiptarëve dhe partnerëve. Ata investuan përpjekjet dhe imazhin e atyre”, tha Rama.

Kryemistri më tej theksoi se, kjo reformë krijon instrumente ligjore për të “gjykuar ata që kurrë nuk janë gjykuar” dhe se tani “drejtësia nuk shndërrohet më në diçka që mund ta shesësh apo mund ta blesh”. Deklaratat e Ramës u bënë gjatë aktivitetit për 25 vjetorin e krijimit të BERZH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button