Mitrovicë: Nuk përmbushet numri i gjykatësve serbë, nuk plotësojnë kriteret

Janë hiq më pak se 1500 veta që po kërkojnë punë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës që i bie që janë nga më shumë se 100 veta që synojnë njërin nga 115 vendet në stafin administrativ.

Për më tepër, krejt ky interesim vjen nga komuniteti serb, të cilit i takojnë këto detyra.

Shumë të interesuar ka edhe për postet e gjyqtarëve nga kjo pakicë, mirëpo, këtu për shkak të mos-plotësimit të kushteve, ende nuk është arritur të plotësohet numri prej 48 gjyqtarësh.

Andaj Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka hapur konkurs për 14 vendet boshe, njofton Klan Kosova.

Me gjithë se kjo ujdi është dashur të konkretizohet në nëntor të vitit të kaluar, kryesuesi i KGJK-së Nehat Idrizi, gjatë takimit që e pati të martën me ministren e drejtësisë, tha se kjo marrëveshje shumë shpejt do të zbatohet.

Pak fjalë për këtë marrëveshje të firmosur në Bruksel i tha edhe ministrja e drejtësisë Dhurata Hoxha e cila gjatë këtij takimi Hoxha tha se gjyqësori në Kosovë është i pavarur nga politika.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button