MF: Finalizohet shitja për euro-obligacionin, padi për LSDM-në

Është finalizuar shitja e euro-obligacionit. U janë dhënë obligacionet investitorëve, ndërsa mjetet janë paguar në llogari të Ministrisë së Financave në Bankën Popullore.

Ashtu siç kumtoi Ministria e Financave, sipas procedurës për lëshim të euro-obligacionit, sot është nënshkruar edhe vlerësim i bashkangjitur ligjor i nënshkruar nga minsitri i Drejtësisë e cila jepet në ditën e transakcionit, përkatësisht pagesa e mjeteve dhe regjistrimi i obligacioneve në emër të investitorëve.

“Nga dita e ankandit deri në ditën e finalizimit të shitjes së euro-obligacionit me pagesën e mjeteve dhe regjistrimin e pronësisë, rregullohet dokumentacioni – periudhë e cila ishte shfrytëzuar nga ana e opozitës të përhapë të pavërteta në opinion me interpretim të pasaktë të rregullores ligjore”, citon Ministria.

Shton edhe se me fushatën e zbatuar nga LSDM-ja periudhën e fundit ishte shkaktuar dëm në reputacionin e Ministrisë së Financave, ministri i Financave dhe ekipi qevertar që ka marrë pjesë në procedurë, por edhe dëm material për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë përmes ngritjes së shkallës së interesit si rezultat i efekteve të asaj fushate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button