Takimi i OEMVP –së me përfaqësuesit e Odës Amerikano – Izraelite

 

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perëndimore sot realizoji takim me përfaqësues të Odës Ekonomike Amerikano Izraelite.

Në këtë takimi u diskutua për aktivitet të përbashkëta në mes të Odës Ekonomike në Maqedoni dhe Odës Ekonomike Amerikano Izraelite, që kane të bëjnë me politikat dhe mundësit e investimeve në Maqedoni, u prezantuan sektorët në të cilët veprojnë kompanitë anëtare të OEMVP –së me të vetmin qëllim, zhvillimit ekonomik të rajonit veri-perëndimorë.

Delegacionin nga SHBA-të e kryesoi Skender Mamuti njëherit anëtarë i Bordit Drejtues të Odës Ekonomike Amerikano Izraelite dhe Skender Karaçica drejtor Ekzekutiv i Asociacionit të intelektualëve dhe biznesmenëve Shqiptaro Amerikan.

Ky takimi doli nga Konferenca Ekonomike që u mbajt në Çikago ( 12 Nëntor 2015) vitin e kaluar në të cilin pjesëmarrës ishte e delegacioni shtetëror i Republikës së Kosovës në krye me presidenten Atifete Jahjaga, biznesmen shqiptare në SHBA dhe shumë figura të larta të shtetit Amerikan, në këtë takim morri pjesë edhe delegacioni i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore i kryesuar nga kryetarin e saj Nebi Hoxha, i kishte theksuar se takimet e nivelit të këtillë janë shumë të dobishme dhe se vetëm përmes prezantimeve të konstruktive mund të arrijmë dhe të detektojmë nevojat e bizneseve dhe të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik.

Gjatë takimit u shtruan disa ide konkrete për investime siç janë, hapja e një banke amerikane që dukshëm do të ndikonte në rritjen e investime zhvillimore e theksoi Mamut Sadiku si dhe mundësitë e eksportit të mallrave tona në SHBA, mundësitë e investimeve të përbashkëta e tjerë.

Dyja palët shprehën gatishmërinë e tyre që bashkërisht të iniciojnë projekte zhvillimore për vendin tonë për një të ardhme më të mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button