13 të vdekur nga dy shpërthime me bomba në Somali
![](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2016/07/90517476_9.jpg?fit=624%2C351&ssl=1)
Të paktën 13 persona janë vrarë në dy sulme me makina-bombë pranë një hyrjeje të aeroportit në Mogadishu.
Këto raportime i konfirmuan autoritetet policore somaleze, shkruan BBC, njofton Klan Kosova.
Të vrarët besohet se kanë qenë roje të sigurisë së pikave të kontrollit.
Përgjegjësinë për këto sulme e kanë marë grupi militant i Shtetit Islamik – al-Shabab, ku tha se objektivi i tyre ishte selia e bazës së Unionit Afrikan.