Arbitra nga Kazakistani do ti referojnë Shkëndijës kundër çekëve

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës tani më është në përgatitjet e fundit për duelin e rrethit të tretë të Ligës së Evropës, kur përballë do të ketë ekipin çek, Mllada Bolesllav.

Ndeshja e parë e kësaj përballjeje do të luhet në Shkup të enjten në stadiumin “Filipi i Dytë”, ndërsa UEFA tani më ka deleguar edhe katërshen e arbitrave që do të ndajnë drejtësinë. Janë katërshja e arbitrave që vijnë nga Kazakistani, Artjom Kuqin do të jetë arbitri kryesor, ndërsa do ta ndihmojnë Jevgenij Belskij, Anatolij Kodion dhe Aleksandar Gauzer, ndërsa delegat i ndeshjes është turku Çenk Çekm. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button