Han: Në vjeshtë do të vendoset për pasojat në Turqi

Eurokomisari për zgjerim, Johanes Han deklaroi sot se edhe krahas situatës së rëndë aktuale në Turqi, nuk duhet të sillen vendime të përshpejtuara, duke shtuar se, pas raportit për përparim, në vjeshtë, duhet të sillen vendime për pasojat.

Ai në intervistën për gazetën “Standard” theksoi se vendosja e dënimit me vdekje do të paraqesë “kriter nokauti” për negociatat inkuadruese me Turqinë. Han theksoi se nuk guxon të injorohet distancimi nga sundimi i së drejtës, duke shtuar se për momentin ekzistojnë disa paralajmërime. “Duhet të shohim se si do të materializohen punët”, porositi eurokomisari. Sipas tij, është mirëç që OSBE planifikon t avëzhgojë gjykimin e të dyshuarve për tentim të grusht shtetit, duke cekur se ky do të ishte sinjal i mirë nëse dakordohet Turqia.

Njëkohësisht konsideron se nuk është e rekomandueshme të ndërpritet ndihma financiare për marrëveshjen për migrantët ndërmjet BE­së dhe Turqisë. Han theksoi se vendimet e përshpejtuara evropiane kundër presidentit autoritar turk, Rexhep Taip Erdogan do të mund të ndikonin keq ndaj migrantëve dhe organizatave joqeveritare turke.

Ai paralajmëroi se Turqia nuk është vetëm Erdogan, por atë e përbëjnë 80 milionë njerëz, shumica e të cilëve kanë shpresa në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button