Iraku ka përgatitur “planin” për çlirimin e Mosulit nga DAESH-i

Kryeministri i Irakut Haydar el-Ibadi theksoi se vendimin për operacionin e çlirimit të Mosulit nga organizata terroriste DAESH e kanë marrë më herët, raporton Anadolu Agency (AA).

Ibadi gjatë bisedës së tij me prefektin e Mosulit dhe anëtarët e kuvendit në Bagdad, në fjalimin e tij të cilin e bëri nëpërmjet televizionit shtetëror, tha se “Pas fitoreve të mëdha të cilat i kemi arritur kundër DAESH-it dhash udhëzime që data e operacionit për shpëtimin e Mosulit të merret më herët. Pasi që forcat tona do të ofrojnë sigurinë e rrugës mes jugut të Mosulit dhe qytetit Salahaddin ato janë të gatshme për këtë (operacion) dhe ka fuqinë për të manovruar”.

Ai tha se forcat e koalicionit ndërkombëtar të formuar kundër DAESH-it kanë patur rol aktiv në ndalimin e kalimit të militantëve të organizatës nga Siria në Irak. Sipas tij, plani i formuar për operacionin e shpëtimit të Mosulit është “Plan Irakian”.

“Për të arritur fitore kundër DAESH-it në Mosul për një kohë të shkurtër është e rëndësishme që të ketë qëndrim bashkues mes qytetarëve të rajonit, qeverisë së vendit dhe qeverisë Kurde (IKBY). Mungesa e aleancës dhe kontradiktat në qëndrime mund të shkaktojnë që operacioni për shpëtim të shtyhet dhe të japim një numër të madh të viktimave”, tha Ibadi.

– “Logjistika është e lidhur me përgatitjen” –

Anëtari i Komitetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Kuvendit të Irakut Muvaffak er-Rabii në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së tha se “Fillimi i operacionit të Mosulit është lidhur me përfundimin e përgatitjeve logjistike dhe koordinimi i cili do të bëhet me qeverinë kurde për bashkimin e qëndrimit politik”.

Rabii vuri re se para nisjes së operacionit ushtarak, brenda Mosulit duhet të fillojë kryengritje kundër organizatës terroriste DAESH.

Qeveria irakiane që nga muaji maj në kuadër të operacionit për shpëtim është duke transferuar një numër të madh të ushtarëve dhe automjeteve ushtarake në afërsi të Mosulit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button