Turqi, arrestohen 40 pjesetarë të komandës së akademive ushtarake

Të paktën 40 të arrestuar është bilanci i operacionit të mbrëmshëm policor në komandën e akademive ushtarake në Beshiktash të Stambollit i cili u zbatua në kuadër të hetimeve për grusht shtetin e dështuar nga java e kaluar të cilin e organizuan pjesëtarët e forcave të armatosura turke, ithtarë të organizatës terroriste Fetullahçi/struktura paralele shtetërore (FETO/PDY), raporton Anadolu Agency (AA).

Operacioni në komandën e akademive ushtarake u zbatua nga njësiti për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Policia edhe më herët kreu një operacion të ngjashëm, më konkretisht më 18 korrik.

Së fundmi janë arrestuar 40 persona në mesin e të cilëve ka edhe oficerë të lartë. Policia ka kryer bastisje edhe në shtëpitë e të dyshuarve për çka ka konfiskuar dokumente, kompjuterë dhe pajisje tjetër dixhitale.

Të arrestuarit janë dërguar në Drejtorinë e forcave të sigurisë në Stamboll ku do të vazhdojë procesi hetues për lidhjet e tyre eventuale me organizatën FETO/PDY.

Rikujtojmë se në operacionin e parë në komandë u arrestuan 18 ofierë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button