Irak, në sulmin me bombë 10 të vrarë dhe 25 të plagosur

Të paktën 10 persona u vranë dhe 25 të tjerë u plagosën si pasojë e shpërthimit të një autobombe në lindje të kryeqytetit të Irakut, Bagdad, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, autobomba ka shpërthyer në një pikë kontrollit në pjesën lindore të Bagdadit në momentin kur kolona me dhjetëra automjete priste për të hyrë në qytet.

Sipas vlerësimeve të para në sulm humbën jetën 10 persona ndërsa 25 të tjerë u plagosën.

Në këtë sulm gjithashtu janë djegur një numër i madh i automjeteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button