Jovetic: Nuk i trembemi Juventusit

Sulmuesi i Interit, Stevan Jovetic nuk i trembet Juventusit në sezonin e ri, pavarësisht se bardhezinjtë deri tani kanë bërë një merkato të “frikshme”.

“Juventusi ka një skuadër të mirë dhe kanë firmosur me disa lojtarë të mirë, megjithatë nuk më shqetëson ky fakt. Mua më pëlqen të luaj kundër të tillave skuadrave. Dëshirojmë ta nisim sezonin ashtu siç bëmë vjet, madje akoma më mirë. Synimi ynë është kthimi në Champions League. Nëse edhe Interi do të bëjë përforcime në merkato, jam i bindur se do të paraqitemi shumë mirë.”

“Po përpiqem të bëj një paraqitje sa më të mirë në fazën përgatitore, në mënyrë që të arrijë në nivele sa më të larta. Po punoj shumë që të kem sukses. Nuk më pëlqen të shikoj shumë nga e shkuara, pasi mendoj për të ardhmen. I njoh aftësitë e mia dhe se çfarë mund të bëj dhe për këtë jam pak i zhgënjyer me sezonin e kaluar. Megjithatë besoj se sezoni i ri do të jetë ndryshe.”

Në fund, Jovetic pohoi se asnjëherë nuk ka pasur dyshime për qëndrimin e tij te zikaltërit, pavarësisht zërave të merkatos që qarkullonin rreth të ardhmes së tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button